SYNOPSIS
AL!VE
a film by Artan Minarolli
Albania, Austria, France 2009, 90 min
After his father´s death Koli´s life is menaced by a blood feud. He has to leave his modern college-life in Tirana and hide in the deep country-side of Albania. But life there seems unbearable for him.

SINOPS

AL!VE   (GJALLË!)
Një film nga Artan Minarolli

Shqipëri, Austri, Francë, 2009, 90 min, ngjyra, 35 mm

Koli, student 20-vjecar, fshihet në një fshat malor për t’i shpëtuar një gjakmarrjeje të vjetër. Por shpejt kupton se duhet ti kthehet studimeve dhe jetës së mëparshme në qytet, edhe pse rrezikon të përballet me gjaksin. Pa dashje, ai kthehet në një shembull të marrëdhënies dashuri-urrejtje që ka vendi i vet me traditën.

Koli, 22 vjeçar, studion gjuhësi në Universitetin e Tiranës por, sipas kanunit të vjetër të Lek Dukagjinit, mbi të bie hakmarrja për një vrasje që ka kryer gjyshi i tij para 60 vjetësh. Koli merr guximin të udhëtojë drejt fshatit të thellë malor ku jeton familja e cila pretendon të hakmerret ndaj tij. Kryetari i familjes e merr si mik dhe e trajton me bujari. Vrasësi i tij i paracaktuar, një djalë me një fytyrë të pastër e të bukur, është ulur në mes tyre. Kur Koli kërkon pajtim, ai refuzohet. I thonë se është në besë vetëm për tre ditë, pastaj mbi të do të rëndojë përsëri hakmarrja e vjetër.

Koli nuk ka zgjidhje tjetër veç të strehohet tek Qazimi dhe i biri Fikja, disa të afërm në një fshat jo shumë larg Tiranës. Fikja është moshatar me Kolin dhe të dy merren vesh shumë mirë. Fikja i gjen Kolit një punë në një lavazh makinash në fshat. Por Koli nuk mund të pranojë që jeta e tij të ndalojë ashtu papritur dhe kur e kupton se prania e tij në fshat i ve në rrezik të tjerët, ai vendos të rrezikojë dhe të kthehet në Tiranë, në Universitet, tek Diana, në jetë… Koli mund të vazhdojë studimet, ka një të dashur, por tashmë ai mund të gjendet lehtë dhe plumbi i vrasësit mund ta godasë në çdo sekondë. Koli gjen një armë dhe fillon të praktikohet në qitje për të qënë i aftë të vetëmbrohet. Ai e mban fshehurazi armën me vete gjithandej, madje edhe në klasat e studimit në universitet. Ai nuk është më Koli i kohëve të vjetra.

Vrasësi tenton ta qëllojë. Instiktivisht edhe Koli e qëllon, vrasësi vritet kurse Koli plagoset në këmbë… Koli afrohet dhe e sheh nga afër fytyrën e bukur të vrasësit të vdekur. I zbërthen këmishën dhe zbulon se vrasësi është femër. Familja e kish rritur si djalë sepse ajo duhej të hakmerrej. E vetmja gjë që mund të bëjë Koli tani është t’ia mbathë, të largohet nga vendi. Ai udhëton me një anije të vjetër që transporton emigrantë ilegalë duke u ngjeshur me të tjerët në hambarin e mbushur me njerëz. Anija fundoset si pasojë e një aksidenti.

logos